Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë fokusi kryesor i Këshillit të Sigurimit

Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë fokusi kryesor i Këshillit të Sigurimit

Një nga çështjet më të rëndësishme në Ballkan, në planin ndërkombëtar, është kriza në Kosovë dhe dhe problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me iniciativën e Beogradit.

Kështu tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Udhëheqësia serbe është plotësisht e vetëdijshme për këtë dhe po merr drejtimin. Është thënë vazhdimisht në nivelin më të lartë se Rusia po ofron gjithë mbështetjen e mundshme për Serbinë si mik dhe partner dhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Ne supozojmë se Kosova është një çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit dhe duhet të jetë fokusi kryesor i këtij organi të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit është gjithashtu një nga garancitë dhe hapësirat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, “tha ai për agjencinë ruse të lajmeve TASS, transmeton Klan Kosova.