Serbia nuk është në dijeni që Kosova ka aplikuar sërish në UNESCO

Serbia nuk është në dijeni që Kosova ka aplikuar sërish në UNESCO

Ambasadori i Serbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq, ka thënë për Novostin se ekipi serb nuk është në dijeni për një tentativë tjetër të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, njofton Klan Kosova.

“Në këtë moment, s’jemi në dijeni të ndonjë përgatitje konkrete të Prishtinës për të aplikuar përsëri për pranim në UNESCO”, pohoi Tanaskoviq.

Ai ka shtuar se nëse Kosova provon përsëri, njëjtë si herën e parë kjo do të jetë një çështje “e nxehtë” në OKB, ndërsa ka deklaruar se Serbia nuk e ka pushuar asnjëherë veprimtarinë e saj duke u treguar shteteve se përse Kosova nuk bën të pranohet në UNESCO.