Ambasadori i SHBA-ve nxitë Vuçiqin që të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

Ambasadori amerikan në Serbi i thotë Vuçiqit se marrëveshjet me Kosovën duhet zbatuar.

Ambasadori i SHBA-ve nxitë Vuçiqin që të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

Kyle Randolph Scott, ambasadori amerikan në Serbi ka takuar sot kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ata kanë biseduar për situatën në rajon, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

Scott, njëjtë sikur Mogherini, i ka thënë Vuçiqit se duhet aplikuar marrëveshjet e arritura në Dialogun e Brukselit, pasi nga kjo varet edhe përfundimi i këtij procesi.

Sipas mediave serbe, për këtë është pajtuar edhe Vuçiq.

Ambasadori amerikan ka thënë se Serbia ka rol konstruktiv dhe duhet të jetë promovues i marrëdhënieve të mira dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. /Insajderi.com