Ambasadori turk thotë se arrestimi i gylenistëve ndodhi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës

Ambasadori turk thotë se arrestimi i gylenistëve ndodhi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës

Ambasadori i Turqisë në BE Faruk Kaymakci në një intervistë për euractiv ka thënë se Komisioni Europian ka qenë i padrejtë ndaj Turqisë në raportin e fundit, duke i favorizuar vendet e Ballkanit dhe duke injoruar vështirësitë si dhe duke dështuar t’i ofrojë perspektivë të qartë të anëtarësimit Ankarasë.

Ai ka thënë se raporti ka probleme dhe njëri prej tyre është dallimi që i bëhet Turqisë me Ballkanin Perëndimor.

“Në fakt, nuk ekziston Ballkani Perëndimor, çfarë është Ballkani Jugor, çka është Ballkani Perëndimor. Nuk ka definicion të tillë. Nëse flisni për vendet kandidate janë vetëm 5 dhe dy kanidate potenciale. Njëra nga to madje as nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare (Kosova)”, ka Kaymakci.

Diplomati turk ka folur edhe për ekstradimin e gylenistëve nga Kosova në Turqi. Ai ka theksuar se ata nuk janë kidnapuar.

“Turqia ka sundim të ligjit, ndjekia dhe kidnapimi nuk janë fjalë korrekte. Turqia është duke kërkuar nga të gjithë shtetet ku kriminelët e FETO-s janë që të na i ekstradojnë.

Por cfarë ndodhi në Kosovë?

“Ne i kërkuam autoriteteve të Kosovës që të na i ekstradojë dhe kjo është kjo” ka thënë ai.

Pra kjo ndodhi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës?

“Natyrisht me autoritetet e Kosovës“ ka thënë Kaymakci.