Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut i uron mandatin Zaevit

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut i uron mandatin Zaevit

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes sot e ka uruar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, për mandatin për të formuar qeverinë e re, të cilën paraprakisht ia ndau presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, njofton Insajderi.

“Urime për Zoran Zaevin për mandatin e formimit të qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe me padurim e pres të punojmë me qeverinë e re, pasi të formohet”, ka shkruar Byrnes në Twitter.

“Si anëtare e re e NATO-s, ne e mbështesim përkushtimin e vendit në parimet demokratike, sundimin e së drejtës dhe ardhmërinë e saj evropiane”, shton ajo.

Ambasadorja e SHBA-së tutje tha se Marrëveshja e Ohrit është kthesë e rëndësishme që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut për t’i kapërcyer ndasitë etnike.

“Sot e shënuam 19-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kthesë e rëndësishme që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut t’i kapërcejë ndasitë etnike. Me padurim pres të bashkëpunojmë me të gjitha palët e interesuara për rritjen e kohezionit social dhe mirëkuptimin ndëretnik viteve të ardhshme”, theksoi ajo. /Insajderi.com/