Ambasadorja Butel: Franca ofron bashkëpunim në siguri dhe të gjitha fushat

Ambasadorja Butel: Franca ofron bashkëpunim në siguri dhe të gjitha fushat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim të marten e 20 prillit, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, ku kjo e fundit informoi se Franca do të ofrojë bashkëpunim në të gjitha fushat, njofton Insajderi.

Ambasadorja Butel shprehu gatishmërinë e shtetit francez, që përmes ministrisë së saj të mbrojtjes dhe atasheve ushtarakë respektiv, ndërmjet dy vendeve të thellojnë kontaktet me diskutimin përmbajtjesor të temave me interes të përbashkët.

Ndërkohë, Ministri Mehaj falënderoi ambasadoren Butel, për vizitën e saj dhe shprehu falënderimin për Republikën e Francës, si vend mik, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani.

Ministri theksoi rolin e Francës në sigurinë e përgjithshme, në vitet e rindërtimit dhe zhvillimit të vendit me kontingjentin ushtarak të KFOR-it.

Mehaj shtoi me shumë rëndësi, përvojën e madhe të forcave ushtarake franceze në përgjithësi, në fushën e operacioneve në ruajtjen e paqes e në veçanti për kapacitetet e FSK-së.

Kështu të dy u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve për çështjet me interes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /Insajderi.com