Ambasadorja e Finlandës i reagon Milaim Zekës: Në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave

Ambasadorja e Finlandës i reagon Milaim Zekës: Në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka thënë që në asnjë rrethanë nuk do të ndërhynte në politikat editoriale të mediave në Kosovë, njofton Insajderi

Reagimi i ambasadores në Twitter erdhi pasi gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, në një status në llogarinë e tij në Facebook ka thënë që ambasadorja e Suedisë ajo e Finlandës dhe ambasadori italian kanë vizituar Radio Televizioni e Kosovës për “të ndërhyrë në skemën programore të televizionit publik”.

“Qytetarë të Kosovës. Unë nuk e kam vizituar RTK-në dhe në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave. Ne i respektojmë dhe besojmë në lirinë e mediave”, ka shkruar Stjernvall.

Reagimi vjen pas shkrimit që ka bërë gazetari, Milaim Zeka në Facebook.