![Ambasadorja e Finlandës në selinë e LDK-së, takohet me Mustafën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/ldk-1-730x440.jpg)
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjemvall, është takuar sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Stjamvall tha se takimi me zyrtarët e LDK-së, qe i frytshëm.
Diplomatja finlandeze, në një prononcim për Klan Kosovën tha se takimi me zyrtarët e LDK-së, u bë në frymën e shqyrtimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet Kosova ku negociatat me LVV-në kanë ngecur duke pamundësuar formimin e institucioneve.
Përfundimisht ajo tha se porosia kryesore e këtij takimi me strukturat e LDK-së, është se ka shpresë për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në për një koalicion bashkëqeverisës.