
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital të shtetit izraelit, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur me anë të publikimeve të saj në rrjetet sociale, Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj.
“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e mora dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.
Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia kanë firmosur marrëveshjen ekonomike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje erdhi edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael. /Insajderi.com