Ambasadorja kroate në Kosovë falënderon Hotin për ndihmën e ofruar

Ambasadorja kroate në Kosovë falënderon Hotin për ndihmën e ofruar

Ambasadorja kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hoti për ndihmën e ofruar për Kroacinë pas tërmetit që ndodhi.

Barishiq këtë e bëri përmes një postimi në Tëitter.

“Faleminderit kryeministër Avdullah Hoti për ndihëm dhe solidaritetin. Kryeministri Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet homologut kroat Plenkoviq”, ka shkruar ambasadorja Barishiq.

Pas tërmetit të fuqishëm që e goditi dje Kroacinë, institucionet e Kosovës i kanë shprehur gatishmërinë shteti kroat për ndihmë në rast nevoje./Insajderi.com