Ambasadorja kroate në takim me Presidenten Osmani, shfaq gatishmëri për bashkëpunim mes dy shteteve

Ambasadorja kroate në takim me Presidenten Osmani, shfaq gatishmëri për bashkëpunim mes dy shteteve

Ambasadorja kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, në takim me Presidentën Vjosa Osmani, ka shfaqur gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, njofton Insajderi.

Presidentja Osmani, ka falënderuar ambasadoren Barishiq për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme dhe poashtu ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi ndërshtetëror të shtrihet në sfera të interesit të dyanshëm, thuhet në njoftim.

Osmani ka përmendur situatën me pandeminë, duke potencuar faktin se institucionet e Kosovës po e bëjnë ta pamundshmen që në një kohë sa më të afërt ta sigurojnë sasinë e nevojshme të vaksinave për të gjithë qytetarët.

Ajo ka deklaruar se kjo kohë kërkon solidaritet global, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinave. /Insajderi.com