Niveli i ndotjës së ajrit në Kosovë, në veçanti në Prishtinë, e qytet tjera si Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi është shqetësues, shumë mbi vlerën e lejuar. 

Ambienti mes zgjidhjeve dhe kauzave

Shkruan: Liridon Gashi

Ambienti mes zgjidhjeve dhe kauzave

Niveli i ndotjës së ajrit në Kosovë, në veçanti në Prishtinë, e qytet tjera si Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi është shqetësues, shumë mbi vlerën e lejuar. 

Ky nuk është problem i vetëm dy viteve të fundit, është problem i kahershëm. Por vetëdijësimi qytetar dhe ekspozimi i rezultateve u bë vetëm pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mundësoj këtë përmes pasqyrimit online të vlerave të ndotjës. Ndonëse rezultatet janë në kohë reale dhe të qarta, prap kemi tendencë të manipulimit dhe “korrigjimit” të tyre. Vlerat e ndotjës janë mbi nivelin e lejuar, madje në disa raste për disa fish.

Një ndër temat e diskutimit është se cilët janë shkaktarët e vërtetë të ndotjës, cila është renditja e shkaktarëve të ndotjës? Ndonëse ish ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte paralajmëruar që JICA japoneze po bën analiza për shkaktarët e ndotjës dhe se rezultatet do të dalin në Tetor, një gjë e tillë nuk ndodhi!

Sipas ministrit aktual, rezultatet pritet të dalin në Prill, dhe arsyje për këtë vonesë nuk kishte. Madje ministri në raportim para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, shfajësoi vetën tërësisht për gjendjen në vend, duke kujtuar se ka vetëm disa ditë që ushtron këtë post. Kujtojmë që ai ishte paraprakisht zv-ministër dhe tentimi i tij për t’i ikur përgjegjësisë është i papranueshëm.

Pothuajse të gjithë pajtohen se shkaktari më i madh i ndotjës janë termocentralet, pastaj dilemat për poziten e dytë e tutje janë automjetet, ekonomitë familjare, industria, deponit ilegale, djegia e hamulloreve etj. 

Sa i përket shkaktarit të dytë medoemos është industria, kujtojmë vlerat e larta të ndotjës rreth Ferronikelit, Sharr Cemit, etj. Automjetet në asnjë mënyrë nuk janë shkaktari i dytë i ndotjës, për aq sa janë element ndotës, janë si pasojë e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj. Nëse analizojmë vlerat e gazërave të liruara nga automjetet e kategorisë Euro 4 ose 5,  janë shumë mbi nivelin e tyre, e tëra kjo si pasojë e cilësisë së naftës, pastaj auto serviset tregojnë ndërrim enorm të filtërave të naftës dhe ngrirje e naftës gjatë dimrit. 

Nëse një veturë me nivel të lirimit të gazrave nga Euro 2 e tutje liron maksimalisht 1 gr/km dhe në Prishtinë qarkullojnë rreth 100 mijë vetura në ditë, i bije që të gjitha këto për një vit lirojnë rreth 36 mijë ton- CO2, krahasuar me termocentralet të cilat lirojnë rreth 3.5 milion ton- CO2.

Pothuajse çdo ditë shohim hamullore derisa digjen, por nuk shohim dënime të shqiptuara, shohim prerje të pyjeve dhe degradim mjedisor, por prap ndëshkimet mungojnë. 

Sipërfaqja e deponive të grumbullimit të mbeturinave llogaritet rreth 700ha ose rreth 0.07% e tërë sipërfaqes së vendit dhe rreth 170 ha janë zona që digjen.

Ekonomitë familjare konsiderohen shkaktar i madh i ndotjës, si pasojë e përdorimit të thëngjillit, me këtë preteks është marrë vendimi për ndalim të përdorimit të thëngjillit. Por cila është alternativa e ofruar? Nëse thëngjilli si resursi më i madh nacional ndalohet, atëherë opsion i vetëm mbetën drunjët, pasiqë kushtet ekonomike nuk ofrojnë alternativë tjetër, madje as institucionet nuk ofruan alternativë! 

Pasiqë drunjët për qytetarët janë mundësia e vetme ekonomike në njërën anë, e kapaciteti i drurit në Kosovë arrin rreth 40 milion m3, duke llogaritur shpenzimet e deritashme të cilat ishin rreth 1.5 milion m3/vit (të evidentuara), dhe rritjen e kërkesës tash e tutje në anën tjetër, i bie që Kosova do të zhvishet nga pyjet për më pak se 20 vite. A është kjo alternativa e duhur?!

Kur gjithë kësaj i shtohet paralajmërimi për ngritje të çmimit të energjisë, paralelisht çmimi i drurëve do të ngritet si pasojë e kërkesave të mëdha e kapaciteteve të vogla, mungesës së alternativës, qytetarët e vendit do të gjinden me duar për muri. Gjendja socio-ekonomike do të jetë e rëndë, ndërsa kauzat do të bien, por kush do të mirret në rast të manifestimit të shqetësimeve të qytetarëve dhe reaksioneve eventuale, akumuluar nga presioni social?

Institucion ankohen për mungesë të resurseve njerëzore, theksojmë ankesën e Inspektoratit mjedisor, por në anën tjetër ndëshkimet e tyre mund të numërohen në gishta. Për çfarë arsyje kërkohet ngritja e numrit të tyre, derisa performanca e tyre është në nivel shqetësues, apo ndoshta vetëm për punësime politike dhe nepotizëm?!

Puna konkrete e institucioneve gjegjëse mungon, ajo është deklarative, nivel fushatash, kampanjash e të ngjashme, por realisht gjendja në teren mbetet e njëjtë, mos më keq.

Kujtojmë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të datës 31 Janar – 01 Shkurt 2018, të thirrur nga kryetari z. Kadri Veseli, në të cilën u miratua një rezolutë, pas së cilës asnjë nga pikat nuk është përmbushur. 

Pastaj është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që në vazhdimësi tërheq vërejtjen për gjendjen e ajrit dhe ndikimet në shëndetin e qytetarëve, por ky shqetësim i tyre shpejt amortizohet dhe mbulohet!

Politikbërja e institucioneve përkatëse për çështje mjedisore është e gabuar, paenergji, pavizion, pastrategji, ose thënë ndryshe pa rezultate konkrete.

Institucionet përkatëse “fajtorin” e gjejnë te moti, mungesa e erës apo shtrirja gjeografike e Prishtinës. 

Ne si qytetar e duam ajrin e pastër, kushte të mira mjedisore, gjërat e tjeta nuk i njohim as nuk duam t’i njohim, le të mirren me të tjerat ata të cilët marrin poste dhe profite të panumërta.

Shkruan: Liridon Gashi