Trump, në njoftim për kryetaren e dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi, tregon se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
Trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë për të shmangur armiqësitë, të cilat janë përtrirë.
Kështu i shkruan presidenti amerikan, Donald Trump, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njofton Insajderi.com
Trump nënvizon se janë rreth 640 ushtarë amerikanë të cilët janë pjesë e personelit prej rreth 4 mijë personave në kuadër të KFOR-it.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë”, thuhet në letrën e Trump./Insajderi.com