Amerika i dhuron Kosovës 55 automjete të blinduara – Osmani kërkon edhe helikopterë

Amerika i dhuron Kosovës 55 automjete të blinduara – Osmani kërkon edhe helikopterë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete blinduara. Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se shpreson që faza e ardhme e ngritjes së kapaciteteve të përfshirë edhe helikopterë për ushtrinë kosovare.

Ajo theksoi se helikopterët janë shumë të nevojshëm, për të cilët tha se shërbejnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Shpresoj qe faza e ardhme e ngritjes së kapaciteteve të përfshijë edhe helikopterë, të cilët do të shërbejnë për të shpëtuar jetë njerëzisht, Prandaj shfrytëzoj rastin të kërkojë ndihmë nga aleati ynë, SHBA-ja”.

Osmani më tej shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të amerikan, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.

Ajo tregoi karakteristikat e automjetet që SHBA-ja ia dhuroi FSK-së. Osmani tha se ato u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira.

“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, u shpreh presidentja Osmani./Insajderi.com