Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka reaguar për nderimin që xhandarmëria e Serbisë i ka bërë Goran Radosavleviq.
Radosavleviq si komandant i forcave serbe dyshohet të ishte përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Yllit, Agronit e Mehmetit.
Të tre ishin shtetas amerikanë, por erdhën në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë që po kryente gjenocid ndaj shqiptarëve.
“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e vrara të tre amerikanëve në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadaës amerikane në Beograd. /Insajderi.com
This was also the man in charge of the camp where the murdered remains of three Americans were found in 1999: Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi.
Radosavljevic was sanctioned by the U.S. for his credible involvement in their murders. He should face justice, not receive honors. https://t.co/lPaS0wjWLy
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 3, 2021