Amerika kundër Vulinit për gjuhën e ashpër ndaj shqiptarëve

Amerika kundër Vulinit për gjuhën e ashpër ndaj shqiptarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër emërimit të Aleksandar Vulinit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ambasadori i ShBA-së, në Serbi, Kyle Scott, ka marr sinjale nga Uashingtoni që mos të lejohet që Vulin të marrë përsipër portofolin ushtarak.

“Vulin është një gjemb për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të retorikës së ashpër të tij, veçanërisht për marrëdhëniet me shqiptarët dhe kroatët. Gjithashtu ai është edhe fajtorë për marrëdhëniet e mira me Rusinë, të cilën ai nuk ka tentuar asnjëherë ta fshehë”, ka thënë Scott shkruan B92.

Për këtë presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiq është duke ndjerë presion të madh pasi që Vulin ka qenë propozim i tij.

Aktualisht Vulin është ministër i Punës, ku në mandatin e ri këtë pozitë kryeministrja Brnabiq, ia ka besuar, Zoran Gjorgjeviq.

Ndër tjerash Aleksandar Vulin ka qenë Shef i zyrës Serbe për Kosovën. /Insajderi.com