Amerikania që e la punën për ta vizituar Kosovën

Amerikania që e la punën për ta vizituar Kosovën

Nëse dikush ka udhëtuar në 50 vende, ne do të impresionoheshim.

Por, në qoftë se dëgjojmë për atë që ka udhëtuar në çdo vend të botës dhe ajo është bërë gruaja e parë, më e re, e dokumentuar amerikane, dhe udhëtarja më e shpejtë që ka vizituar të gjitha 196 shtetet në planetin tonë, ne patjetër do të habiteshim.

Një udhëtare e re ka thyer një rekord botëror duke u bërë personi i parë që ka udhëtuar në 196 vende të botës, për vetëm 18 muaj dhe 26 ditë.

Por kjo është pikërisht ajo që Cassandra De Pecol ka bërë. 27-vjeçarja nga Connecticut ka vizituar tashmë 196  vende që nga korriku i vitit 2015, në mesin e të cilave edhe Kosovën.

Ajo tashmë ka kryer rrugën për të thyer rekordin botëror të Ginesit për personin që ka udhëtuar më shpejtë në të gjithë shtetet sovrane.

“Kanë qenë takime të mahnitshme me studentë dhe personalitete, vende që dikush tjetër nuk e di ka përjetuar. Unë gjithashtu i dua udhëtimet e gjata autobus.

Udhëtimi i saj i mahnitshëm quhej Expedition196 dhe ajo udhëtonte si “Ambasadore e Paqes” në emër të Institutit Ndërkombëtar për Paqe Përmes Turizmit. Ne mund të mos jemi në gjendje të ndjekim hapat e saj, por ne të paktën mund të ndjekim udhëtimin e saj frymëzues nëpërmjet Instagram.

Udhëtimi i saj ka kushtuar shumë, afër 200.00 dollarë, por shpenzimet janë mbuluar nga sponzorët.