Diskriminimi mbi baza etnike, fetare dhe gjinore jo vetëm që mbetet problem në Maqedoninë e Veriut por është përkeqësuar edhe më shumë me pandeminëm thuhet në raportin e e Amnesty International për të drejtat e njeriut për vitin 2020.
“Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar shpesh kanë qenë shënjestër e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në mediat sociale”, theksohet në Raport, duke u thirrur në të dhënat e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili konstatoi rritje prej 80 përqind të gjuhës së urrejtjes përpara zgjedhjeve në korrik.
“Edhe përkundër zbatimit të reformave të identifikuara nga Komisioni Evropian, shqetësimet mbeten në lidhje me mosndëshkimin, gjuhën e urrejtjes, diskriminimin ndaj grave dhe komunitetit rom”, shkruhet në raport, transmeton Insajderi.
“Pandemia globale shpalosi trashëgiminë e tmerrshme të politikave qëllimisht përçarëse dhe shkatërruese që përjetësojnë pabarazinë, diskriminimin dhe shtypjen dhe hapin rrugën për shkatërrimin e krijuar që e shkaktoi Covid-19”, alarmon Amnesty International në raportin vjetor ku i përfshinhen 149 shtete.
Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, raporti i referohet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme vitin e kaluar, si dhe orës policore, ndërsa ndalimi i tubimeve fetare thuhet se është zbatuar në mënyrë selektive.
Sa i përket gjyqësorit, nuk ka përparim në procedurat gjyqësore në lidhje me shkeljet e kufizimeve të COVID-19.
Raporti tredon se romët gjithashtu janë të goditur rëndë nga diskriminimi në vendin fqinj, veçanërisht për sa i përket mundësisë së ndihmës financiare gjatë pandemisë, njerëzit më të prekshëm mund të mbështeten kryesisht tek OJQ-të dhe disa autoritete lokale për paketa humanitare.
Gratë edhe më tej mbeten kategori e prekshme, veçanërisht në vendin e punës në kohë pandemie.
Raporti i Amnesty International po ashtu thotë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka zbatuar plotësisht rekomandimet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës. /Insajderi.com