
Analisti politik, Rron Gjinovci, e ka propozuar Vasfije Krasniqin që t’i pri listës së Lëvizjes Vetëvendosje e më pastaj të votohet edhe si presidente, njofton Insajderi.
Kjo pasi Gjykata Supreme vendosi që Albin Kurti të mos jetë pjesë e procesit zgjedhor të 14 shkurtit.
Gjinovci, tha se mediat ndërkombëtare do të shkruanin për “personin më të votuar në Kosovë”.
“Historia jonë e shtypjes kish me u njoft në botën mbarë dhe na mo nuk kishim me u brengosë për imazhin tonë e të vendit tonë, të historisë sonë të dhimbshme të viteve 1990-a”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Sikur t’na printe Vasfija
Vetëvendosja e ka një shans me bo historinë: me e qitë numër 1 Vasfije Krasniqin….
Posted by Rron Gjinovci on Saturday, 30 January 2021