Analistit kosovar ia thyejnë xhamin e veturës

Analisti kosovar, Fadil Lepaja, ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ia kanë thyer xhamin e veturës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai përmes Facebook, ka thënë se dikush që nuk pajtuar me shkrimet e tija, e ka manifestuar në këtë mënyrë. Lepaja ka shtuar se bashkëpunimi i politikës me krimin, vazhdimisht ka prodhuar forma të tilla ordinere të presionit dhe friksimit.