
Johanna Deimel, analiste gjermane, ka komentuar rrëzimin e mbrëmshëm të Qeverisë Kurti, duke thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka bërë ka gabime të mëdha.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ajo ka thënë se koalicioni mes LDK e VV edhe ahstu ishte një ‘martesë nga arsyeja’, që shkaktoi zemërim.
“Koalicioni që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim”, ka thënë Deimel.
Tutje, Deimel ka shtuar se ‘jo’ që Kurti i tha SHBA’së ka qenë një gabim strategjik i tij.
“Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me ‘Jo’në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh”, ka thënë ajo.