
Trajneri Italian, Carlo Ancelotti, ka përgënjeshtruar lajmet se “ka kërkuar” kthimin e Cristiano Ronaldos në Madrid.
Ancelotti, ka thënë se Ronaodo është legjendë e Real Madridit.
Por, unë nuk kam kërkuar asnjëherë ose nuk kam planifikuar transferimin e Cristianos në këtë verë. Jemi duke shikuar përpara”, ka thënë ai.
Në media ishte raportur se CR7 nuk dëshiron të qëndrojë në Juventues.
Ronaldo u transferua te “Zonja e Vjetër”, nga Real Madridi, aty ku e kishte fituar katër herë Champions League. /Insajderi.com