Andi Bushati akuza ndaj Blendi Fevziut: Opinion ishte i balancuar, iu nënshtrua presionit të Ramës

Andi Bushati akuza ndaj Blendi Fevziut: Opinion ishte i balancuar, iu nënshtrua presionit të Ramës

Analisti shqiptar Andi Bushati, ka zbuluar një takim mes kryeministrit Edi Rama, gazetarit Blendi Fevziu dhe shefit të zyrës së shtypit të Ramës, Endri Fuga.

Duke folur për kapjen e medies nga Rama, Bushati ka shkruar se ata kanë  ushtruar presion ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë…”, shkruan Bushati.