Anëtarët e Parlamentit Evropian, letër Merkelit: Liberalizoni vizat për Kosovën

Anëtarët e Parlamentit Evropian, letër Merkelit: Liberalizoni vizat për Kosovën

Anëtarët e Parlamentit Evropian i janë drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel, me një letër ku i kërkohet që të liberalizohen vizat për Kosovën gjatë këtij viti, njofton Insajderi.

Merkel-it i është kërkuar që sa Gjermania do ta ketë presidencën, kjo çështje të futet në agjendë dhe të trajtohet me prioritet.

“Ne anëtarët e Parlamentit Evropian po iu drejtohemi juve në mënyrën që të sigurohemi që çështja e tejzgjatur e liberalizimit të vizave për Kosovën do të vendoset në agjendë të Këshillit gjatë Presidencës së Gjermanisë në Këshill, dhe një vendim final do të bëhet gjatë vitit 2020”, thuhet në letrën e euro-deputetëve për kancelaren gjermane.

Kosova ka mbetur nga vendet e pakta që qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen pa viza, vazhdon letra.

“Kjo nuk varet nga Kosova më. Procesi për vizat supozohet të jetë I bazuar në kritere objektive, të cilat, siç është thënë edhe nga Komisioni Evropian, janë përmbushur para dy vjetësh”, shkruajnë deputetët.

Ata shtojnë se ende ka probleme në Kosovë, “por ato nuk duhet të shihen si pengesë për liberalizimin e vizave”./Insajderi.com