Anëtarët e VV dhe LDK kërkuan mëditje, PDK kundërshtoi

Anëtarët e VV dhe LDK kërkuan mëditje, PDK kundërshtoi

Arianit Elshani, përfaqësuesi i PDK-së në KQZ,  e ka quajtur vendimin e sotshëm të Qeverisë për anulim për paga dhe mëditje të KQZ-së si cirk.

11 ditë më parë PDK ka votuar kundër pagave dhe mëditjeve, ndërsa sipas tij Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar në favor.

“Sot u zhvillua një cirk i veçantë në mbledhjen e qeverisë, ka 11 ditë që kam kundërshtuar kërkesën për shtesat ndaj përfaqësuesve në KQZ. Kërkesa me shtesa u procedua në Qeveri me mbështetjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK, sot po kjo kërkesë u refuzua nga vetë ky koalicion qeverisës me të vetmin qëllim, për një SHOË për qytetarin”, ka shkruar Elshani në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Kjo kërkesë nuk do vinte asnjëherë në mbledhje të qeverisë nëse VV dhe LDK do ta ndalnin aty ku duhej. Sidoqoftë mbështesë vendimet që ruajnë paranë publike nga zhvatjet e buxhetit por ruajnë efikasitetin dhe produktivitetin e institucioneve”.