Anëtari i AAK-së kritikon Ahmetin: Keqpërdori familjen për të arsyetuar jahtin

Anëtari i AAK-së kritikon Ahmetin: Keqpërdori familjen për të arsyetuar jahtin

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar të dielën, pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u fotografua në Budvë një ditë më parë, teksa qëndronte në një jaht luksoz.

Berisha ka thënë se nuk është etike që të përdoren fëmijët dhe bashkëshortja si arsyetim për veprime publike, si rasti i jahtit në Budvë.

“Per dallim prej zv.kryeministrit Ramiz Kelmendit, une nuk i di ‘protokolet’ e jahtes ngase nuk e kam pasur ate mundesi. Ajo çfare mund te komentoj per kryetarin e Prishtines z.Ahmeti, eshte fotoja me familje. Nuk eshte etike te perdoresh femijet e bashkeshorten si arsyetim per nje veprim ‘jahte’ apo çfaredo veprimi tjeter publik. Ajo çfare i kerkohet z.Ahmeti, jane raportet dhe ‘detyrimet’ si zyrtar publik dhe ai duhet te perballet vet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo, Ahmeti ka mohuar se ishte shëtitur me jaht në brigjet e Budvas.

Kundërshtimin e tij Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, bashkëngjitur një fotografi me familje ku shihet në një plazh.

“Të fala nga unë dhe familja ime në pak vikende që kemi bashkë. E kuptoj që jam person publik dhe çdo minutë e jetës sime është publike dhe e kuptoj që jam në përcjellje të kundërshtarëve çdo moment prandaj nuk kanë nevojë msheftas me fotografu e me bo storie të paqena”, ka shkruar Ahmeti sot në Facebook. /Insajderi.com