fbpx

Anëtari i AAK-së: Gjeje tani një kryeministër që e heq taksën

Anëtari i AAK-së: Gjeje tani një kryeministër që e heq taksën

Kryetari i Gjakovës dhe njëkohësisht anëtari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar pas dorëheqjes së shefit të tij të partisë nga posti i kryeministrit.

Gjini duket se me reagimin e tij i është drejtuar dikujt, duke i thënë “Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh!”.

Suspendimin e taksës, Haradinajt ia kanë kërkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK’s, Kadri Veseli. Këtë e ka pohuar vazhdimisht kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot pas mbledhjes së Qeverisë, për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë  si i dyshuar.