Anëtari i Albin Kurtit dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, Vetëvendosje e pezullon

Anëtari i Albin Kurtit dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, Vetëvendosje e pezullon

Hysen Ademi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri.

Menjëre pasi është raportuar për lajmin – rasti është rasti është adresuar në Komisionin Disiplinor në kuadër të Lëvizjes,

“Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Disiplinor i cili ka marrë vendim që: Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Insajderi.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka ftuar organet e drejtësisë që t’i zhvillojnë hetimet dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet sa më parë./Insajderi.com