Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së pas dorëheqjes kalon në AAK

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së pas dorëheqjes kalon në AAK

Ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmetaj, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Ai është larguar nga partia e Albin Kurtit, duke thënë se “pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”.

Haradinaj shtoi se “Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku”.

“Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj në Facebook. /Insajderi.com