Anëtari i kryesisë së VV-së: Isa Mustafa kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në

Anëtari i kryesisë së VV-së: Isa Mustafa kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka deklaruar përmes një shkrimi në Facebook, se kreu i LDK-së, Isa Mustafa po kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në.

Hoxha ka thënë se për këtë arsye janë duke kërkuar presidentin, si dhe kryeparlamentarin.

“Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet”, shkruan  ai.

Tutje, Hoxha thotë se ata po kërkojnë edhe postin e kryeparlamentarit, të cilin e kanë votuar vetë.

“Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi. Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta”, shton ai./ Insajderi.com