Anëtari i LDK-së: Kush është për FAK dhe jo FARK, iu them FAK-You

Anëtari i LDK-së: Kush është për FAK dhe jo FARK, iu them FAK-You

​Anëtari i LDK-së që ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Faton Peci, ka komentuar votimin e projektligjit që i hapë rrugë Ushtrisë së Kosovës.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë edhe një herë se sipas tij ajo duhet të quhet FARK dhe jo FAK me ç’rast ai pati edhe një porosi për ata që janë kundër përfshirjes së termit Republikë.

“Kosova po bëhet me ushtri. Shume mire!Çdo emertim i institucioneve, në mes tjerash e ka edhe emertimin i/e Republikës së Kosovës”, ka shkruar fillimisht ai.

Në këtë rast pse të kemi FAK e jo FARK?Pse mos të përfshihet edhe emërtimi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës?Kush ështe kundër përfshirjes se termit Republikë dhe është për opcionin FAK, unë i them FAK-you”, ka shkruar Peci në Facebook.