
Ilir Gashi, anëtar i PDK-se ne KQZ, është deklaruar rreth takimit të krerëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai ka kritikuar qasjen e Kurtit lidhur me aktualitetin politik, duke thënë se ai po bënë marrëveshje koalicioni në një hotel ku një qytetarë i zakonshëm nuk mundet as me pi kafe aty.
“Albini kundër Kurtit! Kurti, ditën e parë pa u arritur marrëveshja, lëshon pe! Fton listën serbe në qevrisje, ju ofron ministri! Dikur Albin Kurti, sot, “Kryeministri” i Vehbi Kajtazit, në rolin e moralistit politik, shante politikanet qe mbanin takimet jashtë institucioneve. E sot ai po bënë të njëjtën gjë, po bënë marrëveshje koalicioni në një hotel ku një qytetarë i zakonshëm (qe dikur ia qante hallin Kurti) nuk mundet as me pi kafe aty!”, ka shkruar Gashi.