Anëtari i VV-së thotë se mërgimtarët mund të vijnë në Kosovë pa testin e Covidit

Anëtari i VV-së thotë se mërgimtarët mund të vijnë në Kosovë pa testin e Covidit

Blerim Sallahu i Lwvizjes Vetwvendosje ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë është i njëjtë sikur ata të mëparshmit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka thënë se ligji i fundit nuk bën problem për mërgimtarët.

“Vendimet e Qeverisë Hoti lidhur me pandeminë Covid19 janë të njëjta. Pra vetëm  i ndërrohet data dhe numri i tyre. Pothuajse në të gjitha vendimet e qeverisë Hoti kërkohet që shtetasit e huaj dhe të Kosovës që banojnë në shtetet e ndryshme të posedojnë rezultatin  negativ për testin RT PCR (jo më i vjetër se 4 ditë) Kësisoj, të  gjithë ata mërgimtarë që kanë ardhur më herët nga shtetet e ndryshme në Kosovë kanë hyrë në Kosovë pa kryer asnjë test në vendin ku ata jetojnë.”, ka thënë ai.

“Prandaj, ajo pikë është bartur nëpër vendime të qeverisë Hoti dhe kësisoj nuk ka asnjë pengesë për të hyrë në vendlindjen e juaj. Të dashur mërgimetarë, Ejani dhe shpreheni vullnetin e juaj për të ardhmen e përbashkët”, shtoi ai./Insajderi.com