Anëtari i Kryesisë së AAK-së: Mustafa po e zhbën përditë Kosovën

Anëtari i Kryesisë së AAK-së: Mustafa po e zhbën përditë Kosovën

Zyrtari i AAK-së, Anton Berisha i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, i cili tha se duhet të dëgjohet Amerika për shkak se e ka ruajtur Kosovën nga zhbërja.

Por, Berisha ka thënë se ai që po e zhbën Kosovën është Shefi i Qeverisë aktuale.

Madje, ky udhëheqës i AAK-së ka thënë se Isa Mustafa po tenton të marrë edhe rolin e Presidentit të SHBA-së kur po flet në emër të Amerikës.

anton

“Tash, ky a po flet në emër të Amerikës si president i saj apo në emër të qytetarëve të vet? Sa për zhbërjen e Kosovës, ky është duke e bërë përditë dhe pa fije turpi thirret se zhbërja është kërkesë e Amerikës. Shkollë e demagogjisë lindore”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kryeministri Isa Mustafa e ka shfrytëzuar vizitën e Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për t’iu thënë zyrtarëve të LDK-së se duhet dëgjuar SHBA-në. Ka thënë se amerikanët kanë shpëtuar Kosovën nga zhbërja.