fbpx

Anëtari i LDK-së: Xharra nga simboli i guximit në simbol të makiavelizmit

Anëtari i LDK-së: Xharra nga simboli i guximit në simbol të makiavelizmit

Njëri nga kryetarët e degës së LDK-së në kryeqytet, Halim Muçolli ka reaguar ndaj aderimit të gazetares Arbana Xharra në PDK. Ai e ka cilësuar këtë veprim të Xharrës si një veprim përmes së cilës ka dëshmuar diçka që është ditur.

“Arbana po dëshmon diçka të ditur për shoqërinë tonë – e duan të fortin. Sigurisht, sot, ajo do të citoj diqka të stilit “ndryshimi bëhet nga brenda”. Nëse deri sot ka qenë simbol i guximit, nga sot është simbol i makiavelizmit”, ka shkruar Muçolli.

Sipas tij, Xharra i ka dhënë fund guximit, “të vetmes cilësi që e ka pasur”.

“ Ajo nuk shquhet për ndonjë thellësi intelektuale. Të paktën ta kish ndërru rrugën e të mos përfundonte në PDK – stacionin e fundit të ‘shoqërisë civile;”, ka shkruar ai. /Insajderi.com