Anëtari me pozitë të lartë në PDK, zgjidhet rektor në Universitetin e Gjakovës

Anëtari me pozitë të lartë në PDK, zgjidhet rektor në Universitetin e Gjakovës

Artan Nimani, që ka thirrjen Profesor Asistent, është zgjedhur rektor në Universitetin e Gjakovës.

Siç bëhet me dije, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka votuar sot për zgjedhjen e rektorit të ri.

Kujtojmë se Nimani njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së Kadri Veselit.

Tash për tash nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rektorit të ri, vetëms se është bërë me dije se ai do ta marrë postin nga 1 tetori, kur edhe fillon viti i ri akademik.

Deri tash, rektor i UGJ “Fehmi Agani” ka qenë Prof. Dr. Shaban Buza.