Anëtari i PDK-së që kundërshton kandidimin e Ramiz Lladrovcit

Anëtari i PDK-së që kundërshton kandidimin e Ramiz Lladrovcit

Ramiz Lladovci, kandidat për kryetar të Drenasit nuk do ta ketë mbështetjen e anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogajt. Ai ditë më parë kishte thënë se nëse PDK do ta propozoj Lladrovcin për një mandat tjetër nuk do të kishte mbështetjen e tij.

Zogaj e shihte si pozicionin më të mirë për të kontribuar për qytetarët e Drenasit vetëm si kryetar komunë, por tashmë PDK edhe zyrtarisht ka kandiduar Ramiz Lladorvin për kryetar.

“Puna ma me përgjegjësi dhe pozicioni më i mundshëm për të bërë diçka për qytetarët është pozita e kryetari. Nëse nuk jam kandidati i preferuar i partisë po do të jetë Ramizi mbështetja ime për këtë kandidatë do të mungojë”, kishte deklaruar Zogaj.

Lladrovci ishte zgjedhur kryetar i Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar pasi kishte fituar më shumë vota në balotazh se kandidat i Nismës Isa Xhemajlaj.

PDK do të garojë në zgjedhjet lokale me 30 kandidat, ndërsa për herë të parë nuk do të kandidoj për kryetar të Skenderajt./Insajderi.com