Anëtari PDK-së, Stavilecit: Na e more në qafë partinë me këta statuse

Anëtari PDK-së, Stavilecit: Na e more në qafë partinë me këta statuse

Blerand Stavileci, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka shpërthyer sot me një status në profilin e tij në Facebook, ku duket i mllefosur derisa numëron arritjet e tij jetësore.

Në këtë status ku nuk dihet se kujt ia dedikon Stavileci që njëherit është edhe zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një anëtar i partisë e ka kritikuar atë duke i shkruar në koment se është duke e marr në qafë partinë me statuset e tij.

“Në një parti jemi, veç dije se me këto statusa të tua në qafë na e more partinë”, ka shkruar një komentues, raporton Gazeta Insajderi.

Derisa Stavileci ia ka kthyer komentin komentuesit duke ia treguar një mesazh të një fansi ku ia uron fitoren e ekipit të Prishtinës në basketboll.

Stavileci sot në një status ku nuk ka përmendur emra mirëpo që ka bërë thirrje që ta dëgjojnë.

“E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka”, ka shkruar Stavileci.

Tutje Stavileci ka vazhduar mllefin e tij duke numëruar sukseset e tij pa modesti.

“Pa modesti se boll ke ma! Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas”, ka shkruar Stavileci me një shkrim shumë të ….

Ai ka kërkuar po ashtu të mbajë edhe shënime.

“Tash mbani pak edhe shënime: N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime! Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!”, ka shkruar Stavileci.

Ndërsa në fund ka shkruar se “Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Valdrin Ahmeti, sekretar i Vetëvendosjes në Prishtinë ka thënë se Stavileci dikur akuzonte VV-në pasi që ai kishte qenë kritikues të pushtetit në Komunën e Prishtinës.

“Blerand Stavileci para 2 vitesh pati deklaruar se aktivistët e Lëvizjes ia kanë sulmuar gruan për shkak se ai po e kritikon Komunën e Prishtinës. Tash kur drejtuesit e Komunës dolën nga VV e qeverisja po degradon partia e Blerandit po i ndihmon me vota në Kuvend. Përveç Blerandit këtë deklarim e ka bërë edhe PDK zyrtarisht përmes një konference të nënkryetarit të saj Uran Ismaili”, ka thënë Ahmeti.

“Tashmë është ‘sekret publik’ që për këtë rast janë gjetur sulmuesit e gruas së Blerandit por ai ka intervenuar që ata të mos arrestohen, por kjo të fshihet, që të mos kuptohet e vërteta e sulmit”, shton tutje. /Insajderi.com