Iu bashkuar “Fillimit të Ri” të PDK-së muajin e kaluar. Shefi i saj, Kadri Veseli i uroi mirëseardhje, duke e cilësuar atë si ekspert të së drejtës ndërkombëtare.
Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Afrim Hoti, i ka paraqitur tri banesa.
Një banesë dhe garazh në vlerë prej 70 mijë euro, të cilën e ka deklaruar se e ka në emrin e tij. Po ashtu, e ka paraqitur edhe një banesë tjetër që kap vlerën e 30 mijë eurove.
Por ai është kujdesur edhe për bashkëshorten e vet, në emrin e të cilës e ka deklaruar një banesë në vlerë prej 30 mijë euro.
Megjithatë, Hoti i ka deklaruar edhe dy banesa tjera, të cilat i ka cilësuar si pronë e përbashkët. Njëra banesë i ka edhe dy garazhe që kap vlerën e 151 mijë euro, dhe një banesë tjetër në vlerë 30 mijë euro.
Ndërkaq, trualli dhe toka e përbashkët arrijnë vlerën 270 mijë euro.
Afrim Hoti është prodekan në Fakultetin Filozofik, dega e Shkencave Politike; gjithashtu është edhe ligjërues aty.
Para vjetore e tij arrin në 12 mijë euro sipas të dhënave që ka deklaruar vetë Hoti. Nga po këto të dhëna, del se Hoti, më shumë sesa paga e tij merr nga orët mbi normë, mentorime, komisione, projekte hulumtuese, ligjërata, konferenca, seminare, që arrin në 15 mijë euro.
Ai merr pagë edhe nga Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë si profesor me pagë vjetore rreth 5 mijë euro.
Si të hyra vjetore ai e ka llogaritur edhe qiranë e banesës në Fushë-Kosovë në vlerë prej 5 mijë euro, por ka shtuar se kjo shumë mund të lëvizë varësisht nga koha kur lëshohet me qira./Insajderi.com