Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se vdekja e një personi sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ka lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që sipas partisë së tij dhe familjes është ende rast i hapur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot gjatë ditës lajmëroi se një person i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka vdekur sot rreth orës 13:00 në emergjencën e Lipjanit.
I paraburgosuri me inicialet N.M. akuzohej nga prokuroria për “Vrasje të rëndë në ndihmë”.
“Sot, më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në ndihmë’, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit”, njofton SHKK.
Por Hysen Durmishi ka shkruar se ky I burgosur është Naser Makolli dhe ka qenë një nga dëshimtarët kryesor në zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhdurmishi%2Fposts%2F10155207468729524&width=500″ mode=”normal” align=”center” promote_link=”no” maxwidth=”0″/]
Ndërsa sipas versionit zyrtar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se personi ka vdekur në Qendrën Mjeksore në Lipjan.
“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Familja dhe VV-ja në anën tjetër janë në pritje të përgjigjes së Qeverisë së Kosovës për të paguar shpenzimet e një Instituti nga Zvicra që e e kanë angazhuar për hetime shtesë për rastin e Deharit./Insajderi.com