Anëtarja e kryesisë së VV-së komenton akuzat e Thaçit bërë VV-së për financa

Anëtarja e kryesisë së VV-së komenton akuzat e Thaçit bërë VV-së për financa

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka komentuar akuzat që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka bërë drejtë  Vetëvendosjes për financim që sipas pretendimeve të tij bëhet nga Irani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa prej rasteve ku sipas saj Thaçi ka bërë shpifje. Në këtë listë ajo ka futur edhe akuzat e Thaçit për financat e VV-së.

Postimi i plotë i saj:

Timeline i Hashim Thaçit “një paraqitje – një shpifje”.

Hashim Thaçi ka qenë i vetmi që pati parë flamur të zi në protesta në 2015 (policia e pati demantuar).

Hashim Thaçi pati thënë që do të nxjerrë fakte se në peticionin kundër “Zajednicës” një person ka nënshkruar deri në 500 herë. (Asnjë fakt asnjëherë për këtë).

Pati thënë për deputetët e Lëvizjes “më kanë gjuajtur me shishe të xhamit në Kuvend”. (Asnjë pamje e tillë me shishe qelqi nuk ishte pa).

Hashim Thaçi tash po i di financat tona DIREKTE.

Hashim Thaçit madje nuk i duhen as mediat e instrumentalizuara për fake news. Ai është vetë autor, vetë aktor. Ai e di që askush nuk e beson por të gjithë detyrohen ta transmetojnë sepse bën si president.