![Anëtarja e LDK-së thotë se nuk kanë kërkuar shkarkimin e Konjufcës – ka një kërkesë për Kurtin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/ldkk-2-4-730x440.jpg)
Vlora Dumoshi, anëtare e kryesisë dhe nënkryetare e grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky subjekt nuk e ka kërkuar shkarkimin e Glauk Konjufës të Lëvizjes Vetëvendosje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por ka kërkuar marrëveshje politike.
“LDK-ja nuk ka kërkuar e as iniciuar shkarkimin e z. Konjufca, por ka kërkuar marrëveshje politike për tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë Dumoshi.
Sipas saj, VV-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, e ka bërë zgjedhjen e kryeparlamentarit, i cili sipas saj në bazë të dakordimit është dashur t`i takojë LDK-së.
“Kurti duhet të tregojë vullnet për marrëveshje me një qasje pozitive. Jo të kërkojë argumente dhe të shërbehet me cilësime të cilat nuk i kontribuojnë marrëveshjes”, ka thënë Dumoshi për koha.net.
“Zgjidhja që e ka ofruar LDK është shumë e balancuar. Është kompromis i LDK-së për marrëveshje”, ka thënë Dumoshi.