Anëtarja e VV-së nuk e dëgjon partinë, vazhdon punën si drejtoreshë në Kamenicë

Anëtarja e VV-së nuk e dëgjon partinë, vazhdon punën si drejtoreshë në Kamenicë

1 prilli ishte data e fundit kur drejtorët e Vetëvendosjes në Kamenicë do të duhej të jepnin dorëheqje nga postet e drejtorëve në këtë komunë.

Nga 3 sa kishin mbetur, drejtori i Kulturës, për ta mbajtur këtë post, dha dorëheqje prej VV-së.

I vetmi që e la pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa është Nexhmedin Bislimi.

Por, kësaj urdhërese të VV-së, nuk iu bind Brikenë Ramabaja, e cila udhëheq drejtorinë e Administratës.Ramabaja nuk iu përgjigj ekipit të KTV-së kur u pyet nëse do të vazhdojë ta mbajë këtë pozitë, ani pse ia kërkoi partia largimin.Por, nënkryetari i parë i VV-së në Kamenicë, Bujar Kryeziu, tha se Brikenë Ramabaja, edhe pse anëtare e kryesisë, nuk i paraqet më qëndrimet e partisë, meqë nuk ka dhënë dorëheqje nga Komuna.

Por, Margarita Rashiti, Zëdhënëse e Komunës së Kamenicës, duke folur në emër të kryetarit të Komunës, tha se Komuna nuk do ta shkarkojë Ramabajën, meqë është e dalluar në punën e saj.Kur Qëndron Kastrati ishte zgjedhur kryetar i Kamenicës, kishte emëruar 4 anëtarë të Vetëvendosjes në drejtori të ndryshme.

Por, pas ndarjes së kësaj partie dhe kalimit të tij në Partinë Socialdemokrate, kryetari Kastrati kishte shkarkuar drejtoreshën e Arsimit Ismete Thaçi, nga Vetëvendosje, dhe këtë, kjo parti e pati cilësuar si të padrejtë dhe hakmarrje.