
Anija turistike “Aqua Marine” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit.
Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri, që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, e ka përfshirë gjithë anijen.
Ekuipazhi me gjashtë persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur ka nisur zjarri dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.
Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.