Anita – Haradinajt: E ke popullin mbrapa, të tjerët le të besojnë në pushtet

Anita – Haradinajt: E ke popullin mbrapa, të tjerët le të besojnë në pushtet

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj për pak orë do të niset për në Hagë, ku do të intervistohet si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara.

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Anita Muçaj, ka shkruar një postim emocionues në Facebook.

“Sepse është hera e tretë që po mbajmë mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur, Kosoves…”, ka shkruar Anita.

Ajo më tej ka ‘thumbuar’ kundërshtarët e Haradinajt.

“Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia”, shkruan ajo.

Në fund, bashkëshortja e Haradinajt shkroi se ai do të jetë fitimtar.

“Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, shkruhet në fund të postimit të Anitës. /Insajderi.com