“Ankesa e Listës Serbe në Kushtetuese për Qeverinë Kurti s’mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisaarit”

“Ankesa e Listës Serbe në Kushtetuese për Qeverinë Kurti s’mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisaarit”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë Kurti II “nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisarit”, përcjell Insajderi.

Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Kushtetuese ndaj Qeverisë Kurti II, meqë atyre iu është dhënë vetëm një ministri.

E sipas Miftarajt, “privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qenë praktika të mira dhe të mbështetura në Kushtetutë”.

“E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me privilegje dhe jo të drejtë të garantuar me Kushtetutë”, ka shkruar ndër të tjera ai në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com