Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është ankuar se në një pjesë të lagjes ‘Kodra e Trimave”, Prishtinë – rrymë s’ka.
Arsyen e ka treguar – thotë se shkak është një trafo e KEDS-it e cila ngarkesën nuk po e përballon dot.
“Kërkojë që kjo kompani mos t’i diskriminojë qytetarët e kësaj lagje për shkak të një trafoje e cila është jashtë standardi”, ka shkruar Bajqinovci.
“KEDS e ka obligim t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike 24 orë për të cilën paguajnë”, thotë Bajqinovci.
Problemi me rrymë.
Jo veç në Kosovë, por në një pjesë të madhe ka krizë energjetike.
Sigurisht, më shumë pësojnë vendet importuese si Kosova.
Gjatë sezonit të dimrit konsumi rritet pasi ngrohja përmes rrymat është një nga alternativat, sidomos në zonat urbane.
Për këtë, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike.
Gjatë një konference për media, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “do ta mbulojnë një pjesë të importit”.
Kjo sipas tij që të mos ketë reduktime.
Në anën tjetër, opozita e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për neglizhencë ndaj krizës energjetike – që u paralajmërua muaj më parë. /INSAJDERI.COM.