Ankohet Gëzim Kelmendi: Ata që falen e agjerojnë nuk më votuan mua por VV-në

Ankohet Gëzim Kelmendi: Ata që falen e agjerojnë nuk më votuan mua por VV-në

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në zgjedhjet parlamentare ka arritur t’i marr vetëm 2 mijë e 929 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas kësaj, ai nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhur. E fajin për këtë ia lë votuesve të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kelmendi ka thënë se votuesit e tij, “vëllezërit besimtarë e praktikues”, e votuan Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste. Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdokund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se humbja e tij në këto zgjedhje është e ngjashme me humbjen e Sulltan Abdylhamidit,prijës i Perandorisë Osmane.

“Tash kur dola në zgjedhje me 6 tetor, këta vëllezërit e mi nuk na votuan neve të Partisë FJALA, por votuan VV-në. Pas kësaj goditjeje që morra nga vëllezërit e mi, po mundohem ta gjej sëpaku një rast të ngjajshëm në historinë tonë. Ka shumë raste të tilla, por njëri është shumë identik. Rasti i rrëzimit të Sulltan Abdylhamidit të II-të nga populli i tij, konkretisht nga lëvizja nacionaliste xhon turke “Turqit e Rinj””, ka shkruar tutje Kelmendi.