Anton Quni edhe zyrtarisht në garë për të parin e LDK-së

Anton Quni edhe zyrtarisht në garë për të parin e LDK-së

Në pasditen e  sotme edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, njehësh anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Anton Quni, e ka shpallur kandidaturën për garën rreth kreut të LDK-së. Me Qunin ka shkuar në tre numri i kandidaturave zyrtare për karrigen e të parit të kësaj partie, njofton Insajderi.

Se Quni tashmë është kandidat zyrtarë për këtë pozitë, është bërë e ditur nga vet LDK-ja.

“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.  Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Dje kandidaturën për kryetar të LDK-së e kanë shpallur edhe Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri./Insajderi.com