Anton Quni i çon mesazh Agim Veliut, takon Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes

Anton Quni i çon mesazh Agim Veliut, takon Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes

Deputeti i LDK-së dhe anëtari i kryesisë, Anton Quni, sot është takuar Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.

Duket se Quni përmes kësaj fotogrfaie ka përçuar mesazh për bashkëpartiakët e tij që mbrëmë kundërshtuan koalicionin me Vetëvendosjen duke e refuzuar publikisht ofertën e fundit të Albin Kurtit.

Njëri nga më të zëshmit në këtë drejtim ishte nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Agim Veliu shprehet kategorikisht kundër ofertës së LVV-së për koalicion

Ndërsa pro ofertës së Vetëvendosjes ka dalë të jetë nënkryetarja Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani reagon pas deklarimeve kundër Vetëvendosjes të Agim Veliut

Quni ka shkruar në Facebook se ka takuar Haskukën në vazhdën e përpjekjeve për të bërë një qeverisje më të mirë lokale.

Ai ka shtuar se si dy partnerë në qeverisje, janë zotuar që do bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve më të mira e më cilësore.

“Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka thënë i njejti.

Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar…

Gepostet von Anton Quni am Mittwoch, 15. Januar 2020